COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Në këto komuna janë rastet pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 49 raste pozitive me COVID-19 nga 680 testime që janë bërë.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes nga COVID-19 (një rast në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë dhe një rast te Spitali i Përgjithshëm në Pejë).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 647 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.

Rastet pozitive: Komuna e Prishtinës – 27 raste, Komuna e Gjilanit – 7 raste, Komuna e Fushë Kosovës – 4 raste, Komuna e Vitisë – 4 raste, Komuna e Kaçanikut – 2 raste dhe me nga një rast komunat e Gjakovës, Lipjanit, Skenderajit, Graçanicës dhe Vushtrrisë.