Foto: Ilustrim

Në gjendje të dehur sulmoi personat zyrtarë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë dhe kishte dëmtuar disa pajisje.

“Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor” – thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur më 21 tetor në Deçan.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.