Dosja e Prokurorisë: I akuzuari u mundua ta godasë me motosharrë rojën e pyjeve

Është anuluar seanca gjyqësore e paraparë të mbahej ndaj Fazli Balës, i akuzuar për sulm ndaj personit zyrtar.

Seanca është anuluar pasi gjykatësi Gëzim Ademi ka qenë i sëmurë.

Aktakuza Fazli Balën e ngarkon  për sulmin ndaj 3 tre zyrtarëve të pyjeve në fshatin Zabërxhë.

Sipas aktakuzës, më 17 mars 2018 në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës, Fazli Bala ka sulmuar tre zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve, Ismet Tahirin, Imer Ukën dhe Qamil Hajrën.

Tutje aktakuza thotë se rojet e pyejeve e kishin zënë të akuzuarin Bala në fshatin Zabërxhë me motosharrë në dorë.

Sipas aktakuzës, Bala i ishte drejtuar rojtarit Qamil Hajra se “kam me të mbytë, kam me të rreh”, e më pas është munduar që rojën Ismet Tahiri ta godasë me motosharrë e më pas ka marrë dy gurë dhe është nisur në drejtim të tij ku me njërin gur e ka gjuajtur duke e goditur në pjesën e majtë të ballit e duke i shkaktuar lëndime të lehtë trupore.