foto: Ilustrim

Prishtinë: Hajni zihet në flagrancë rrahë policët

Një i dyshuar për vjedhje në një lokal në Prishtinë, ka sulmuar dy persona zyrtar dhe një person tjetër, njofton Policia.

Sipas Policisë, pas identifikimit dhe gjatë arrestimit për vjedhje, i dyshuari duke rezistuar i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe viktimën tjetër.

Tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.