Ndodhë edhe kjo, lagjja në Prishtinë e bllokuar nga bora

Disa banorë të lagjes “Kolevica” në Prishtinë janë nisur në këmbë që të shkojnë të votojnë.

Kjo pasi që të njëjtit nuk po mund të përdorin automjetet për shkak se rrugët janë të bllokuara nga bora që ka rënë mbrëmjen e kaluar dhe gjatë ditës së sotme.

Qytetarët në një video-incizim, ndërsa ecin rrugëve të mbuluara me borë e të cilat duken të vështirë të kalueshme dëgjohen të thonë për ata që po kandidojnë në këto zgjedhje, se “ata tani kërkojnë vota”.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.