Ndihmat për Shqipërinë, mbushet autobusi nga ‘Plisat’ (VIDEO)

Një autobus me gjësende të ndryshme është mbushur sot në Prishtinë nga grupi i tifozëve “Plisat”.

Grumbullimi i ushqimit, veshmbathjeve e batanijeve është duke vazhduar ende në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Grupi i parë niset për Shqipëri në ora 17:00, kurse Plisat tjerë vazhdojnë të qëndrojnë tek sheshi Zahir Pajaziti edhe pas orës 17:00”, thuhet në njoftimin e “Plisave”.

Ndërkohë, autoritet në Shqipëri kanë njoftuar se numri i të vdekurve pas tërmetit ka arritur në 16.