Plisat me peticion për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

 

Grupi i fifozëve të Prishtinës, Plisat, sot filluan peticionin për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë.

Ky peticion do të jetë në dy forma, fizike (afër shtatores së Skënderbeut në Prishtinë) dhe sipas anëtarit të këtij tifo-grupi, Kushtrim Ramadani, nga pasditja qytetarët nga qytetet tjera të Kosovës dhe diaspora do të kenë qasje edhe në peticion online.

Në njoftimin e Plisave që kanë bërë në llogarinë e tyre në Facebook, ata janë shprehur se e gjithë bota ka nderuar veprën e Adem Jasharit në forma të ndryshme, mirëpo kryeqytetit të Kosovës akoma i mungon shtatorja e heroit kombëtar.

“Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjve të idealit të tij”, thuhet në njoftim.