Zekirija Ramadani ia dedikon titullin kampion “Plisave”

Prishtina u shpallë kampione e Kosovës për sezonin 2020/2021, pas fitores me rezultat 1-2, ndaj Gjilanit, një xhiro para përfundimit të sezonit.

Trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani ka thënë se ky titull është i veçantë për ta. Ai thotë se këtë titull ia dedikojnë tifozëve të kësaj skuadre “Plisave”.

“Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat. Këtë titull ia dedikojmë Plisave të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë”, ka thënë Zekirija Ramadani.

Ramadani ka thënë se kanë pasur shumë sfida deri te titulli kampion.

“Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”, deklaroi Ramadani.

Prishtina kampione e Kosovës