Ndërmarrja 'Ambienti' bleu veturë rreth 12 mijë euro

Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” Sh. A. në Ferizaj, në fund të muajit nëntor 2019-të kishte inicuar procedurat për blerjen e një veture për nevoja të kësaj ndërmarrje.

Për blerjen e veturës, ndërmarrja publike “Ambienti” Sh. A. kishte parashikuar kontratë në vlerë prej 12 mijë eurove nga mjetet vetanake të saj.

Kompania fituese e këtij tenderi ishte shpallur “Auto Mita” Sh.P.K.

Për këtë aktivitet të prokurimit, ishte përdorur procedura e hapur me kriter çmimi më të ulët.

Sipas njoftimit, në kuadër të karakteristikave të përshkruara për veturën, në mes tjerash ndërmarrja ka kërkuar që vetura të jete e re 2019-ës dhe me kilometrazh zero.

Në muajin dhjetor, NPL “Ambienti” Sh. A. përzgjedh kompaninë fituese dhe shpërblen me kontratë në vlerë prej 11 mijë e 990 euro në muajin janar.