Ndalohet për 48 orë vjehrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht të renë e tij

Një grua nga Peja ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Burime brenda Prokurorisë së Pejës kanë bërë të ditur për KALLXO.com, se bëhet fjalë për një grua që është sulmuar seksualisht nga vjehrri i saj.

Për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se i dyshuari i dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë.

Ankuesja raportimin e kishte bërë më 11 maj të këtij viti.

Ndërkaq, dje forcat e rendit kanë arrestuar të dyshuarin.

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua, Policia arreston burrin në Pejë