Ilustrim Foto: KALLXO.com

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua, Policia arreston burrin në Pejë

Një grua në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Ankuesja raportimin e kishte bërë më 11 maj të këtij viti.

Ndërkaq, dje forcat e rendit kanë arrestuara të dyshuarin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.