Ndalohet një veturë, kontrabandonte fruta të thata

Njesitë e Anti-Kontrabandës së Doganës së Kosovës kanë arritur që të indetifikojnë dhe të ndalojnë një veturë të dyshimtë e cila udhëtonte prej Ferizaj në drejtim të Prshtinës.

Në momentin që vetura është ndaluar është konstatuar se ishte duke transportuar mallëra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Malli që ka qënë brenda veturës është ndaluar. Janë ndaluar 1019 kg Fruta të thata(Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane) të cilat kanë vlerë rreth 7,000 euro.

Mallrat e ndaluar janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundervajtëse.

Dogana e Kosovës më këtë rast ka ftuar qytetarët që të njoftojne secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganorë.

“Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator” thuhet në njoftimin e Doganës.