Nazim Sahiti shkarkohet nga pozita drejtorit të krimeve Ekonomike

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka vendosur që ta largoj nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike Nazim Sahitit.

Nazim Sahiti është degraduar në pozitë, tani do të mbajë pozitën e këshilltarit në Policinë e Kosovës.

KALLXO.com mëson se i njëjti me vendim të Drejtorit të Policisë së Kosovës ka liruar detyrën e tij ndërsa në vend të Sahitit është vendosur Musli Salihu.

Në lidhje me degradimin KALLXO.com ka kontaktuar Sahitin por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Në lidhje me pozitën e re, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin tashmë të ri Musli Salihun.

Ai shkurt tha se nuk mund të konfirmoj asgjë në lidhje me këtë çështje.

Salihu ka qenë Komandant i Stacionit Qendra në Prishtinë.

Nazim Sahiti ishte shkarkuar në vitin 2018 ndërsa kishte ushtruar edhe padi ndaj Policisë së Kosovës.

Pas shkarkimit nga Krimet Ekonomike, Sahiti ishte pozicionuar në kuadër të Departamentit për Kufi.

KALLXO.com pati raportuar se në prill të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte aprovuar padinë e Sahitit për rikthimin në pozitën e të parit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Gjykata ia kthen pozitën ish- shefit të Krimeve Ekonomike