Foto: REL/Reuters

NATO reagon për situatën në veri

NATO ka reaguar për zhvillimet e fundit të veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu ka bërë të ditur se NATO u bënë thirrje  palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo veprimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

“Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i NATO – KFOR mbeten për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë ndër të tjerash zëdhënësja e NATO-së, Lungescu në postimin saj.