Namazi i Kurban Bajramit nuk do të falet në xhami, Tërnava kërkon të respektohen masat e COVID-19

Besimtarët e fesë Islame nuk do të mund të falin nesër Namazin e Bajramit në Xhami.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili e priti në selinë e BIK-ut kryeministrin Avdullah Hoti, kërkoi nga qytetarët që të qëndojnë nëpër shtëpitë e tyre në këtë festë të Bajramit dhe të respektojnë masat kundër pandemisë së COVID-19.

“Duke i uruar të gjithë besimtarët e fesë tonë festën e Kurban Bajramit kërkoj nga të gjithë që të repektohen këto masa dhe të kenë parasysh për nesër kundër asaj që nuk do të ketë falje të Namazit të Bajramit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre”, tha Ternava.

Pothuajse të njejtën kërkesë e pati edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Nesër do të bëjmë lutjet tona, ne do të falemi me zemër nëpër shtëpitë tona me më të dashurit tanë, duke uruar që sa më shpejtë të tejkalojmë këtë situatë dhe të kthehemi në ceremonitë tona”, u shpreh Hoti.

Tutje, ai potencoi se institucionet shëndetësore po bëjnë gjithçka për të ofruar shërbime qytetarëve të cilët kanë nevojë, ndërsa në mënyrë që të lehtësohet puna e mantelbardhëve ai kërkoi nga qytetarët që të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e tyre.

Por kërkesave të Kryeministrit për të respektuar masat anticovid nuk po i përmbahet edhe bashkëpartiaku i tij, Skender Hyseni.

Edhe pse bartja e maskave është obligative, koordinatori për dialogun me Kosovë- Serbi po i neglizhon këto kërkesa.

Vendimet e qeverisë Hoti nuk vlejnë për Skënder Hysenin, sërish i reziston maskës