Vendimet e qeverisë Hoti nuk vlejnë për Skënder Hysenin, sërish i reziston maskës

Koordinatori i emëruar për dialogun Kosovë -Serbi, Skënder Hyseni nga LDK dhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, janë takuar sot në një lokal të Prishtinës pa i respektuar masat e qeverisë në të cilën bëjnë pjesë partitë e të dyve.

Hyseni ishte shprehur se takimi i tyre kishte për fokus dialogun Kosovë Serbi si dhe ishin pajtuar për nevojën e koordinimit në cështjet me rëndësi nacionale për ndërtim të unitetit politik dhe social.

“Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë!,” është shprehur Hyseni.

Skënder Hyseni gjatë ditës së sotme kishte takuar edhe nënkryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj ku po ashtu nuk shihet duke bartur maskë, njëra prej masave kyqe të qeverisë për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Pa maska për dialogun, Skender Hyseni takohet me Enver Hoxhajn