Mustafa: VV-ja po përzihet në punët e brendshme të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me diskutimet me VV-në për postin e ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai tha se ndarjen e ministrive e sheh si punë të përfunduar.

“Nëse ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasur më parë, ne e kemi përmbyllë ndarjen e ministrive. Kanë qenë ata të parët që kanë deklaru se ajo punë është kry. Ne nuk shohim arsye të kthehemi të bëjmë pazare, sepse na janë adresuar këto, por nuk janë tonat”, tha ai.

Në pyetjen se nëse e propozojnë dikë nga kjo parti për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje paraprake, ai tha se propozim të tillë nuk do ta pranoj Vjosa Osmani as deputet të tjerë të LDK-së.

“Ne kemi vlerësimet tona edhe për zonjën Osmani dhe të tjetër dhe ata duhet të kenë respekt për këtë. Kandidatët tonë i propozojmë ne jo ata.  Nuk munden me marr rolin e LDK-së edhe pse e kemi pa se kanë dëshirë pak të përzihen në punët tona të brendshme. Por na po i themi rrini LDK-së, sillnu si partner të mirë e me respekt se as ne nuk përzihemi se ke na e votojnë nga partia e tyre” deklaroi Mustafa.

“Unë nuk shoh arsye të thuhet se VV duhet ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme për të luftuar korrupsionin. Ne korrupsionin duhet të luftojmë bashkë. Dua përkujtoj qe drejtorin e Policisë e zgjedh Kryeministri. Nuk e shoh arsyen qe VV është me e përkushtuar e më aftë për ta luftuar korrupsionin, sesa që është LDK-ja”, tha ai.

Ai shprehu gatishmërinë e partisë së tij që ta votojnë qeverinë Kurti me qëllim që mos të shkoj vendi përsëri në zgjedhje.

Çka ndodh në seancën konstituive të Kuvendit sot?