Murati: Opozita po mbanë të bllokuara afër 150 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka fajësuar opozitën që sipas tij, po mbanë të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend “pa asnjë arsye të vlefshme”.

Ky reagim sipas Muratit vjen pasi opozita është ankuar që Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së.

Ai thotë se janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita.

” 25 milionë euro marrëveshja me KfW për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike;  84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH; 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare” – ka shkruar ministri në Facebook.