Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muhaxheri: Për këto 8 vite jam munduar mos me shkelë ligjin

Kandidati për kryetar të Pejës, dhe kryetari aktual Gazmend Muhaxheri ka thënë se për 8 vite në mandat është munduar të mos e shkelë ligjin.

I pyetur në Debat Pernime nëse jep dorëheqje nëse i ngritet aktakuzë, ai tha se do ta bëjë këtë vetëm kur ka vendim të plotfuqishëm.

“Vetëm kur të ka vendim të plotfuqishëm. Këto 8 vite janë munduar shumë me më ngritë aktakuza përndryshe jam munduar mos me shkelë ligjin edhe kam deklaruar ndonjëherë se nuk e kam shkelë livadhin, por ligjin s’e shkeli prap se prap”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Pejës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës: Gazmend Agusholli nga LVV; Gazmend Muhaxheri nga LDK; Kreshnik Husaj nga PDU dhe Rrustem Berisha nga AAK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Pejës: Albulena Mujaj Bajraktaraj dhe Xhenet Syka Kelmendi nga LDK; Arlinda Selmani dhe Vera Kolgjeraj nga AAK; Arta Nallbani dhe Flutra Kasapolli nga PDK; Eleonora Bala dhe Hidajete Nikçi nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.