Muçibabë - Ndalohet automjeti me 930 teste për COVID-19 të kontrabanduara

Dyshohet se 930 teste për COVID-19 janë kontrabanduar nga një person i dyshuar, shqiptar, shtetas i Serbisë.

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:35, në Pikën Kufitare në Muçibabë është bërë arrestimi i të dyshuarit pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa kutia me gjithsej 930 teste për COVID-19, dhe 21 copë ftohëse.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar automjeti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.