MPJD: Grupet kriminale kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ‘grupet kriminale’ kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Kjo ministri ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit” – thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë thirrje për informim përmes faqes së Policisë së Kosovës për shkak të qarkullimit të lajmeve të rreme.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Merdarë është mbyllur për qarkullim.

Kjo pikë është mbyllur për shkak të barrikadave që serbët kanë vendosur në pjesën e Serbisë.

“Pikë Kalimi Kufitar në Merdare është i mbyllur për Hyrje-Dalje për faktin se në Republiken e Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga Kufiri në Merdare. Deri në njoftim tjetër PKK Merdare do jetë e mbyllur. Të shfrytëzohen Pikë Kalimet Kufitare tjera!”- thuhet në njoftim.

Një grup prej 20 personash kanë bllokuar vendkalimin në Merdarë nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës, raporton korrespondenti i RTS.

Ata vendosën një kamion me rimorkio dhe traktorë për të mbështetur serbët e Kosovës.

Mbyllet pika kufitare në Merdarë