Mbyllet pika kufitare në Merdarë

Pika kufitare në Merdarë është mbyllur për qarkullim.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kjo pikë është mbyllur për shkak të barrikadave që serbët kanë vendosur në pjesën e Serbisë.

Qendra ka bërë thirrje të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare.

“Pikë Kalimi Kufitar në Merdare është i mbyllur për Hyrje-Dalje për faktin se në Republiken e Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga Kufiri në Merdare. Deri në njoftim tjetër PKK Merdare do jetë e mbyllur. Të shfrytëzohen Pikë Kalimet Kufitare tjera!”- thuhet në njoftim.

Një grup prej 20 personash kanë bllokuar vendkalimin në Merdarë nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës, raporton korrespondenti i RTS.

Ata vendosën një kamion me rimorkio dhe traktorë për të mbështetur serbët e Kosovës.

Ata njoftuan se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë.

Bllokohet në Serbi rruga drejt Merdarës