MPJ publikon numrat emergjentë për qytetarët brenda dhe jashtë vendit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka krijuar një listë me numra emergjentë, për t’ju përgjigjur nevojave të shtetasve kosovarë që ndodhen brenda dhe jashtë Republikës së​ Kosovës.

Në Kosovë aktualisht janë 15 raste të coronavirusit. Rastet e identifikuara me coronavirus vijnë nga qytetet: Vitia, Klina, Podujeva, Prizreni, Obiliqi.

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash, duke mbyllur shkollat, kufizuar stafin, duke mbyllur kafiterit dhe pubet, si dhe ka shpallur gjendje emergjente.

Numrat kontaktues mund t’i gjeni në këtë link.