Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti të premten e të shtunën, temperaturat ulen për 10 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas IHMK-së, këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka raportuar edhe për motin me breshër e shi sot pasdite në Mitrovicë.

VIDEO – Shi, breshër dhe erëra të forta në Mitrovicë