ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, i vranët e me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.