ilustrim: Naser Fejza

Moti për sot

Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbizotërojë sot në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius.

Ndërsa, temperaturat maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Instituti po ashtu ka paraparë që do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare.