Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

“E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”- ka njoftuar IHMK.