Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, njofton IHKM.