Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.