Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti për këtë javë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm.

Sot, parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell.

Të martën parashihet ulje të lehta të temperaturave maksimale.

“Moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës të cilat parashihen të sjellin edhe reshje shiu” – thuhet në njoftim.

Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.

Të premten, në njoftim thuhet se do të mbajë mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell.

“Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit” – vazhdon njoftimi.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.