ilustrim: Naser Fejza
Moti për ditën e sotme
24.4.2022 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHK-së, vranësira të pakta do të ketë rrëzë relievit malor.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.
Ndërkaq, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.