Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti në fundjavë

Pas temperaturave të larta në ditët e fundit, fundjava pritet të shoqërohet me reshje shiu dhe në disa vende edhe me rrufe.

Instituti Hidrometeorologjik (IHMK) përmes një njoftimi potencon se temperaturat në fundjavë do të ulen për 3-8 gradë Celcius.

“Vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh”- thuhet në njoftim.

Tutje, sipas IHMK-së, tempraturat do lëvizin nga ajo miniale 14 gradë në maksimale prej 30 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare”- thuhet në njoftimin e institutit.