Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan
11.6.2023 - 14:02
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën.
“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.
Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa të shtunën.
Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.
Më shumë se 140 persona u plagosën/REL/.