Moti me Diell, Temperaturat Deri në 18 Gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të kemi mot kryesisht të kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 7 e 18 gradë Celsius.

Dita e parë e fundjavës do të fillojë me mot të kthjellët, mirëpo me kalimin e kohës do të paraqitën vranësira që në orët e mbrëmjes do të përfundojnë me riga shiu.

Temperaturat do të sillën në mes 6 e 20 gradë Celsius. Dita e dytë e fundjavës do të karakterizohet me vranësira, riga shiu, erë dhe pak çaste me diell. Temperaturat do të shënojnë rënie të dukshme ato do të lëvizin në mes 3 e 12 gradë Celsius.