Sulmet në Ukrainë - Foto: VOA

Momenti kur trupat ruse përdorën granata zhurmuese ndaj protestuesve ukrainas - VIDEO

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se trupat ruse përdorën granata zhurmuese joluftarake si dhe qëlluan me armë zjarri për të shpërndarë një protestë në qytetin jugor, Kherson.

Ky qytet, me një popullsi prej 250 mijë banorësh, ishte qendra e parë e madhe urbane që ra në duart e trupave ruse, raporton VOA.

Por banorët vazhdimisht kanë kundërshtuar trupat ruse duke zhvilluar protesta në mbështetje të qeverisë së Kievit.

Sot është dita e 27 e pushtimit rus në Ukrainë. Në orët e hershme të 24 shkurtit Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.

Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë, me qëllim që kjo e fundit të tërheqë forcat nga Ukraina. Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak”