Momenti kur ekipi i FSK-së shpëton dy persona nga rrënojat në Turqi - VIDEO

Ushtarët e Kosovës të dërguar me mision shpëtimi në Turqi kanë arritur që të nxjerrin të gjallë edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin mbetur nën rrënoja që nga e hëna pas tërmetit shkatërrues, pak ditë pasi shpëtuan një nënë me fëmijën e saj.

FSK ka publikuar pamjet nga vendi ku janë nxjerrë të gjallë një 50 vjeçar dhe një vajzë 13-vjeçare.

FSK thekson se edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Numri i personave të vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 30,000.

FSK shpëton edhe dy persona nga rrënojat pas tërmetit në Turqi