Mitrovicë, qytetarët presin për t'u hapur vendvotimi

Disa qytetarë  në  Mitrovicë  po presin për t’u hapur qendra e votimit.

Sot në ora 7:00 është paraparë që të hapen të gjitha qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KALLXO.com sjell foto nga pritja e qytetarëve për t’u hapur qendra e votimit në shkollën “Andon Z. Çajupi”.

Fotot janë shkrepur pak minuta para se të fillonte zyrtarisht votimi.