Mitrovicë, gjendet pa shenja jete një fëmijë në kanalin e 'Ibër Lepencit'

Një fëmijë është gjendur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit”, në fsharin Vaganicë të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin  Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë  pa shenja jete në ujë  një (i mitur).Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Zahiti.

Sipas Zahitit, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë.