Miratohet nisma për heqjen e lejeqendrimit të përkohshëm për shtetasin e Shqipërisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektmarrëveshjen për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për shtetasit e Shqipërisë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, kërkoi nga kabineti qeveritar që ta votojnë këtë propozim.

“Kjo projekt marrëveshje ka për qëllim heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për shtetasit e të dy shteteve. Lejeqëndrimi nënkupton pajisjen leje qëndrim të përkohshëm ën afat prej 5 viteve. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projekt marrëveshje kërkoj nga ju miratimin e saj”, tha ai.

Gjithashtu, është votuar edhe nisma për amandamentin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministriave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Kurshevë (Dragash)- Shishtavec (Kukës) në mes dy shteteve.

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen me rreth 20 pika të rendit të ditës.

Pikat paraprake të gjitha janë votuar të cilat janë kryesisht shqyrtime të nismave.