Miratohen të hyrat maksimale të lejuara për KOSTT, KEDS dhe KESCO

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka miratuar sot, 22.03.2024 të hyrat maksimale të lejuara për KOSTT, KEDS dhe KESCO për periudhën prill 2024 – prill 2025.

78.86 milionë euro janë të hyrat maksimale për KOSTT për 2024-2025.

“Pas vlerësimit fillestar palët kanë sjellë komentet e tyre. Importi ka qenë i lartë, 16 milionë euro kanë qenë më shumë shpenzime sesa parashikimi vitin e kaluar. KOSTT ka arrit të zvogëloj humbjet komerciale. Komentet janë nga KEK për rritjen e çmimit të energjisë por që në mungesë të një marrëveshje ZRRE nuk i ka marrë parasysh dhe çmimet e vendosura nga KEK nuk i nënshtrohen ZRRE-së”- tha zyrtari nga ZRRE.

Në Raportin Konsultativ ZRRE ka propozuar që nga KOSTT-i të përjashtojë 5% të kostos së realizuar për shërbime ndihmëse nga kostot për konsumatorët e rregulluar, rrjedhimisht sipas ZRRE aq sa është pjesëmarrja për furnizimin e katër komunave të veriut në raport me konsumin e gjithëmbarshëm.

Në komentet e saj, KOSTT nuk është pajtuar me këtë duke kërkuar  që kostot e realizuara për shërbime ndihmëse për vitin 2023, të njihen në tërësi dhe të përfshihen në të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2024.

Për KEDS të hyrat maksimale të lejuara për 2024-2025 janë 120.59 milionë euro.

“KEDS ka kërkuar rritje të kostos së personelit në komentet e saja. Përgjigja e ZRRE-së është se nuk i ka evidentua këto”- tha zyrtari i ZRRE.

Ndërsa për KESCO, të hyrat maksimale të lejuara për 2024-2025 janë 399. 6 milionë euro.