Foto: MKRS

Ministria e Kulturës ndan mirënjohje për vullnetarët e vitit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ndarë sot mirënjohje për vullnetarët e vitit.

Së bashku me shefin e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ministrja Dumoshi ka kanë ndarë sot mirënjohje për vullnetarët e 2020-ës: Elsa Haxhija, Lea Noberdaliu, Anida Gjurgjiali dhe Agon Goqi.

Duke vlerësuar punë vullnetare të të rinjve, ministrja Dumoshi ka thënë se puna e një vullnetari buron nga shpirti për t’i ndihmuar të tjerët.

Ajo ka folur edhe për bashkëpunimin me UNICEF-in në ndihmë të të rinjve përmes programeve të ndryshme.

“Shpërblimi është mbase vetëm një kujdes ndaj punës tuaj, por shpirti dhe humanizmi që e tregoni dhe e shpërfaqni ndaj njerëzve që kanë nevojë e sidomos këtë vit në këtë kohë pandemie do të thotë shume për ju”, ka thënë ndër të tjerash Dumoshi.

Ndërsa, Murat Sahin, shefi i UNICEF-it në Kosovë ka thënë se të rinjtë duhet të kenë vendin e tyre në proceset shoqërore.

“Për mua ka qenë kënaqësi me qenë pjesë e këtij rrugëtimi, duke filluar nga platforma që kemi bërë së bashku. Po ashtu edhe për faktin që kemi rreth 10 mijë vullnetarë të regjistruar, që konsideroj se rinia duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, pjesë e komunitetit që zëri i tyre të jetë gjithmonë në qendër vëmendjes dhe të jenë ata liderët qe e bëjnë ndryshimin e shoqërisë”, ka thënë Sahin.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për vullnetarët e viti. Foto: MKRS