FOTO: Arian Mavrici- Facebook

Kuvendi Komunal në Kamenicë nderon me mirënjohje fotografin Arian Mavriqi

Kuvendi komunal në Kamenicë përmes një seance solemne ka ndarë mirënjohje për fotografin Arian Mavriqi.

Përmes artit të fotografisë, Arian Mavriqi nga Kamenica është bërë i njohur ndërkombëtarisht për promovimin e bukurive natyrore të vendit por edhe promovimin e faunës në trojet shqiptare.

Me këtë rast, fotografi Mavriqi ka falënderuar Kuvendin Komunal të Kamenicës, ish-ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitakun si dhe deputetet Besa Ismajli dhe Eliza Hoxha.

“Ju faleminderit të gjithëve që ishit prezent por edhe juve që nuk kishit mundësi të jeni aty, u jam mirënjohës gjithmonë dhe ju jeni ata që na frymëzoni që të vazhdojmë gjithmonë të punojmë për këtë vend”, ka shkruar ai në facebook.

Arian Mavriqi fotograf nga Kamenica me punën e tij kishte kapur vëmendjen edhe të gjigantiti kompjuterik ‘Microsoft’ me një foto të cilën e kishte shkrepur në fshatin Koretin të kësaj komune.

Arian Mavriqi, promovuesi i faunës shqiptare përmes fotografisë (VIDEO)