Nderohen 50 personalitete që dhanë kontribut të veçantë për UP-në

50 mirënjohje janë ndarë për personalitete të ndryshme në javën e shënimit të gjysmë shekullit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me rastin e ndarjes së këtyre mirënjohjeve, rektori i UP-së, Marjan Dema tha se universiteti që ai drejton është tempull i dijes dhe se ka bërë shumë për shtetndërtimin e Kosovës.

“Secili që e don vendin e don Universitetin e Prishtinës, sepse UP e bëri këtë shtet. Ai i dha dritë këtij vendi në periudha më të errëta. Ky tempull nuk është vetëm tempull i dijes por është tempull i shpresës së këtij vendi, i paqes dhe pavarësisë”, tha Dema.

Ai shtoi se UP pa kontributin e disa personave nuk do të mbijetonte.

“UP s’do të mbijetonte pa guximin e këmbënguljen e profesorëve që ligjëruan në shtëpi shkolla. Pa studentëve të UP që e bënë këtë universitet që për 50 vite të jetë lider në Kosovë dhe jo vetëm konkurrent në rajon e Evropë”, ka shtuar rektori i UP-së.

Javën e kaluar, Senati i UP-së kishte votuar listën e personave për dhënie e titujve anëtarë nderi të UP-së.

Kjo listë e personave ishte përgatitur nga Komisioni i Senatit në bashkëpunim me dekanët e fakulteteve të ndryshme.

Personat që morën titullin anëtar nderi janë ish-rektor, ish-profesorë e profesorë të Universitetit të Prishtinës.

Idriz Ajeti

Anton Çeta

Feriz Krasniqi

Sehadete Mekuli

Islam Krasniqi

Jahja Drançolli

Edi Shukriu

Drita Statovci

Skender Riza

Halit Turku

Xhavit Ahmeti

Magushe Berisha

Rexhep Ismaili

Egzon Musliu

Hevzi Sojeva

Ragip Halili

Mehdie Temeti

Mark Krasniqi

Leke Bashota

Ismet Gusia

Meleke Behluli

Artizan Shupeka

Fetah Jagxhiu

Firket Ahmeti

Afrim Vokshi

Shqipe Nixha

Ahmet Gecaj

Musli Bajraktari

Eset Cakolli

Jusuf Krasniqi

Ali Gashi

Ilir Limani

Natyra Karahoda-Gjurgjeala

Izedin Osmani

Osman Nimami

Musa Haxhiu

Muhedin Salametic

Zejni Kelmendi

Xhevat Domi

Bashkim Kabashi

Musli Mulliqi

Shyqiri Nimani

Fadil Hysa

Bardhyl Zajmi

Mejdi Jashari

Ruzhdi Kastrati

Zeq Shehu

Destan Halimi