Qeveria

Foto: Denis Sllovinja

Ministria e Financave jep detaje se ku të dërgohen paratë për ‘Fondin e Sigurisë’

Ministria e Financave ka bërë publike të dhënat për dërgimin e fondeve për ‘Fondin e Sigurisë’.

Dje, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është marrë vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës, që ka për synim mbledhjen e mjeteve financiare, për t’i përdorur për strategjinë e sigurisë shtetërore të Kosovës.

Ndërsa Ministria e Financave sot ka bërë të ditur se ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve.

Sipas Ministrisë, llogaria do të jetë funksionale që nga data sot me 2 mars 2022.

Të dhënat mund t’i gjeni si më poshtë:

Kurse kryeministri Kurti ka ftuar qytetarët, bashkatdhetarët në diasporë dhe donatorët për të kontribuar në sigurinë shtetërore.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij”, ka shkruar kryeministri.

Themelohet Fondi i Sigurisë së Kosovës