qeveria e kosoves

Themelohet Fondi i Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është marrë vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri ka thënë se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria.

“Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka ftuar qytetarët, bashkatdhetarët në diasporë dhe donatorët për të kontribuar në sigurinë shtetërore.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij”, ka shkruar kryeministri.