Shkolla Fillore "Ismail Qemali", Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Ministria e Arsimit jep detaje për shtyerjen e vitit të ri shkollor

Sot pas një takimi në mes të ministrit të Arsmit, Ramë Likaj, atij të Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe përfaqësues të SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe institucioneve shëndetësore, është vendosur që viti i ri shkollor në Kosovë të fillojë më 14 shtator.

Ministria e Arsimit përmes një komunikate ka bërë të ditur se është dakordaur që viti shkollor të vijojë sipas vendimit të MASh për fillimin e mësimit dhe master-planit të miratuar nga Qeveria.

“Shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Po ashtu, kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Pjesëmarrësit e takimit kanë bërë thirrje që të vazhdohet respektimi i masave dhe të mobilizohemi edhe më tutje për përballjen me pandeminë.