Porosia e ministrit Zemaj nga shkolla ku e kreu filloren

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar kujdes të shtuar, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë.

Duke publikuar një fotografi nga shkolla ku e ka përfunduar filloren, Zemaj ka thënë se është shumë e rëndësishme që të respektohen masat.

“Respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët”, ka shkruar ministri Zemaj.

Tutje, ai ka shkruar se duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë suksesin në shkolla, të fitojmë betejën kundër virusit.

“Mësimdhënës të çmuar, prindër dhe nxënës të dashur, urime fillimi i Vitit të ri shkollor”, ka shkruar në fund ministri i Shëndetësisë.

Nesër me 14 shtator në gjithë vendin fillon viti i ri shkollor. Fillimi i procesit mësimor ishte shtyrë pak ditë para datës 1 shtator, pasi sipas autoriteteve përkatëse, për t’u përgatitur më mirë që procesi të vazhdojë, duke luftuar përhapjen e virusit COVID-19.