kamenic

Foto: Denis Sllovinja

Kryetari i Kamenicës tregon orarin e autobusëve për nxënësit

Nesër do të fillojë viti i ri shkollor nëpër shumicën e shkollave të vendit.

Për këtë, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur orarin e autobusëve për nxënësit e ciklit të ulët dhe të lartë, që do të udhëtojnë nga fshatrat.

Fillimi i procesit mësimor ishte shtyrë pak ditë para datës 1 shtator, pasi sipas autoriteteve përkatëse, për t’u përgatitur më mirë që procesi të vazhdojë, duke luftuar përhapjen e virusit COVID-19.

Ndërsa ky është njoftimi i plotë i Kastratit:

ShFMU “Skënderbeu” Hogosht fillon mësimin në ora 09:00 për ciklin e ulët ( 0 – 5)
1. Nga Kopërnica-cikli i ulët (0-5)- nisja bëhet në ora 08:30;
2. Nga Lisocka cikli i ulët (0-5) – nisja bëhet në ora 08:30;
3. Nga Poliqka cikli i ulët (0-5) – nisja bëhet në ora 08:30;
4. Nga Dazhnica cikli i ulët (0-5)- nisja bëhet në ora 08:40.

ShFMU “Skënderbeu” Hogosht fillon mësimin në ora 13:00 për ciklin e lartë (6 – 9)
1. Nga Kopërnica – cikli e lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 12:30;
2. Nga Lisocka – cikli e lartë (6-9) -nisja bëhet në ora 12:30;
3. Nga Poliqka cikli e lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 12:30.

ShFMU “Sadri Misini ” Shipashnicë e Epërme, fillon mësimin në ora 09:00 për ciklin e ulët (0-5)
1. Nga Desivojca – cikli i ulët (0-5) -nisja bëhet në ora 08:20;
2. Nga Laçiçi-cikli i ulët (0-5)- nisja bëhet në ora 08:30.

ShFMU “Sadri Misini ” Shipashnicë e Epërme, fillon mësimin në ora 13:00 për ciklin e lartë (6-9)
1. Nga Desivojca-cikli i lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 12:30;
2. Nga Laçiçi-cikli i lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 12:40.

ShFMU “Rexhep Mala ” Topanicë, fillon mësimin në ora 08:00 për ciklin e ulët (0-5)
1. Nga Petrit – cikli i ulët (0-5)- nisja bëhet në ora 07:30.

ShFMU “Rexhep Mala ” Topanicë, fillon mësimin në ora 12:00 për ciklin e lartë (6-9)
1. Nga Petriti –cikli i lartë (6-9)- nisja bëhet në ora 11:30.

ShFMU “Avni Rrustemi ” Karaqevë e Epërme fillon mësimin në ora 08:00 për ciklin e ulët (0-5)
1. Nga Karaqeva e Ulët–cikli i ulët (0-5) -nisja bëhet në ora 07:30.

ShFMU “Avni Rrustemi ” Karaqevë e Epërme fillon mësimin në ora 12:00 për ciklin e lartë (6-9)
1. Nga Karaqeva e Ulët–cikli i lartë (6-9) -nisja bëhet në ora 11:30.

ShFMU “17 Shkurti ” Muçivërc, fillon mësimin në ora 08:00 për ciklin e ulët dhe ciklin e lartë (6-9)
1. Nga Dajkoci – cikli i ulët dhe i lartë nisja bëhet ne ora 07:30.

ShFMU “Dëshmorët e Kombit” Kamenicë, fillon mësimin në ora 08:00 për ciklin e ulët (0-5) dhe të lartë (6-9)
1. Nga Krileva – cikli i ulët dhe i lartë nisja bëhet ne ora 07:10;
2. Nga Strezoci – cikli i ulët dhe i lartë nisja bëhet ne ora 07:20;
3. Nga Tugjeci – cikli i ulët dhe i lartë nisja bëhet ne ora 07:10.

ShFMU “Fan S. Noli ” Kamenicë, fillon mësimin në ora 13:00 për ciklin e ulët (0-5)  dhe të lartë (6-9)

  1. Nga Busavata– cikli i ulët dhe i lartë nisja bëhet ne ora 12:30.