Ministri Selimi flet për shkarkimin e këshilltarit Enis Çerka

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i ka drejtuar pyetje ministrit të Drejtësisë Selim Selimi duke e pyetur lidhur me emërimin dhe shkarkimin e këshilltarit të tij Enis Çerka.

“Deklarimi që e ka bërë këshilltari juaj dhe afera ju keni thënë se e keni liru nga detyra pasi kanë raportu mediat për skandalin e tillë. Më pas i njëjti ka deklaru se ai ka kërkuar të lirohet nga detyra”, tha Hyseni duke kërkuar të dijë nga ministri nëse është shkarkuar këshilltari vetëm pasi që mediat po raportojnë për këtë çështje.

Ministri Selim Selimi tha se etikë është që të përmirësohet ministria duke e përqafu faktin e raportimit medial.

“Dallimi mes etikës është që së paku unë e kam marr një vendim e kam përqafu faktin e këtij raportimi që e ka përmirësu ministrinë. Etikë është të përmirësohesh nga mediat e shoqëria civile, etikë është të përmirësohesh nga deputetët dhe të bëhesh më i mirë nga ajo që e dëgjon dhe e përmirëson në vete ministrnë. Ky është dallimi im e i juaji për etikën që flisni ju”, tha Selimi.

Enis Çerka së bashku me disa persona të tjerë ishte arrestuar për veprën penale ndihmë e mbetur në tentativë për posedim, shitje, shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas Prokurorisë bëhej fjalë për 113 kilogramë narkotikë të llojit heroinë. Hetimet ndaj tij kanë pushuar.

Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj Enis Çerkes ish-këshilltarit të Selim Selimit