Ministri Mustafa: Nuk mbyllen as barnatoret bujqësore

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa pas gjendjes së krijuar nga coronavirusi ka bërë të ditur se edhe barnatoret bujqësore do të mbesin të hapura përveç atyre mjekësore.

“Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret. Sqarojmë se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore NUK mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marr vendim që përveç marketeve dhe barnatoreve të tjera biznese të mbyllen.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me coronavirus.

Shkon në 5 numri i të infektuarve, konfirmohen edhe dy raste me coronavirus

.